Prokuroria e Posaçme (SPAK), gjatë mëngjesit të sotëm ka zhvilluar disa kontrolle në banesa, në lagjen 15 dhe 6.
Ndërkohë që sipas raportimeve, SPAK nuk e ka përfshirë Policinë në këto kontrolle.
Kujtojmë se pak ditë më parë u zbuluan 33.5 kg kokainë në arkat me banane, teksa dyshime u ngritën edhe për kontejnerët e tjerë, por nuk dihet nëse ky aksion i sotëm lidhet me këtë çështje.