Balluku thumbon opozitën: Nuk është mirë për ju që të dëgjoni për investim e 2 miliardë euro në Portin e Durrësit

Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pranishme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ka prezantuar projektligjin për Portin e Durrësit. Zëvëndëkryeministrja ka thumbuar gjithashtu opozitën, ku tha se ata nuk është mirë për ta, që të dëgjoni për investim e 2 miliardë euro në Portin e Durrësit.

Balluku deklaroi se akuzat për korrupsion janë të pabaza dhe  u shpreh se qyteti i Durrësit do të përfitojë shumë nga ky projekt, ndërkohë sipas saj në fund të kontratës investimi do t’i kalojë në pronësi shteti.

“Durrësi nuk do të humbas, por do të ketë 20% hapësirë publike të vënë në dispozicion. Investitori strategjik do të paguaj 2% të të ardhurave. Pronësia pas kontratës do t’i transferohet Ministrisë së Infrastrukturës. Ky është funksion perfekt i ligjit të Koncesioneve. Marina i kthehet shtetit me përfundim e afatit ligjor. Komiteti negociator ka bërë një punë të shkëlqyer. Është një procedurë e kulluar për 12 muaj të tërë. Në tavolinë kemi bërë takime me firmë dhe konsensus të plotë. Historitë me afera janë çështje të politikës së ditës. Se nuk është e këndshëm për një opozitë si kjo që sot të durojë një investim 2 miliard eurosh. Por duhet ta konsiderojnë si një arritje të shqiptarëve dhe jo vetëm e qeverisë. Durrësi është një vend që gëzon bujari të Zotit, diellin detin rërën. Duhet ta shikojë si kontribut për të gjithë Shqipërinë dhe jo ta bëjnë alien me shprehje Afera Korruptive.

Por nuk ka afera korruptive me negociata 12 mujore. Me çdo hap që është regjistruar dhe arkivuar. Nuk ka volum shkresor në asnjë projekt tjetër më të madh se ky, apo angazhim njerëzor. Nuk është politik por teknik dhe profesional. Me krenarinë më të madhe dhe jo me frikë e fshehje. Kemi punuar ditë e natë. I bëtë lecka këto burra e gra këtu.

Ka pasur zyra avokatie në këtë proces, uluni dhe flisni me ta. Pyetini për cilësinë e kontratë dhe për punën serioze, Janë kolegët tuaj dhe miqtë tuaj. Kanë punuar seriozisht. Merrni zotin Alabar dhe kur e hidhni baltën dhe pasdite uleni me kolegë dhe u thonë ata që po bëni luftë kot. Nuk fshiheni dot pas buzëqeshjes”  tha Belinda Balluku.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *