Debate të ashpra janë zhvilluar në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese ku po diskutohet marrëveshja për Portin e Durrësit.
Deputeti Luçiano Boçi ka kërkuar fjalën për procedura, për të folur për projektin e Durrësit, por është kundërshtuar nga Arben Pëllumbi.
Pjesë nga debati:
Balluku: Ju i dini sesi është bërë kjo kontratë dhe e dini sa transparente është. E dini që e ka ngritur në një nivel tjetër. Dua t’ju flas për veton e shtetit shqiptar se është e rëndësishme.
Ndërhyn Agron Duka…
Arben Pëllumbi: Ju lutem të vazhdojë ministrja se njëri-tjetrin e kemi dëgjuar boll
Balluku: Ka të drejtën e vetos në vendimmarrje, borxh për të siguruar suksesin e projektit.
-Boçi kërkon fjalën për procedurë
Arben Pëllumbi: E kemi të qartë procedurën, po ç’do na tregosh? Të bësh politikë? Jo nuk ta jap e ka relatori.
Boçi: Më lër të shpjegohem. Nuk është normale kjo. Po jeni gabim pra
Arben Pëllumbi: Po na lër tani.
Boçi: Por procedurë pra se nuk të lejoj fare që të mos nisësh fjalën për procedurë…Po pse ç’do më bësh?
Arben Pëllumbi: Të nxjerr jashtë dhe e shikon ti pastaj…
Boçi: Pa provoje njëherë