Broja-Uzuni titullarë, Edy Reja skicon formacioni anti-Itali, Asllani në stol

Edy Reja kërkon të lë gjurmë përballë kombit të tij, kërkon të sfidoj Italinë si i barabartë në fushë, pa u trembur, fundja është një test miqësor ku kërkon të kënaq tifozët e shumë në shkallet e stadiumit, sigurisht pa humbur balancat.

Pas një kohe të gjatë, Reja ka në dispozicion thuajse grupin e plotë, pa diskutim që do kishte preferuar të kishte edhe dy titullarët që nuk arritën të merrnin leje nga klubet respektive, Gjimshiti dhe Balliu. Reja ka pak dilema përpara këtij takimi, skema gjithashtu nuk ndryshon, 3-5-2.

Broja

Në portë nga minuta e parë do të jetë kapiteni Berisha, ndërsa treshja e mbrojtjes do të formohet nga Ismajli, Kumbulla dhe Mihaj, ndërsa në krahë Hysaj dhe Lenjani. Në mesfushë një fanellë titullari pritet të marrin Keidi Bare, Abrashi dhe Nedim Bajrami. Dyshja e sulmit pritet të formohet nga Armando Broja dhe Myrto Uzuni.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *