Presidenti polak: Asnjë shenjë se sulmi ishte i qëllimshëm

Nuk ka asnjë shenjë se raketa që goditi një fshat ishte një sulm i qëllimshëm ndaj Polonisë, tha presidenti Andrzej Duda.

Në vend të kësaj, ishte ndoshta një “incident i pafat”.

Presidenti polak  thotë se ka “shumë të ngjarë” që një shpërthim rakete në një fshat polak mbrëmë vonë të jetë shkaktuar nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Ukraina po përpiqej të mbrohej nga një breshëri sulmesh ruse. Ajo ka mohuar se ishte fajtor për shpërthimin në fshatin polak.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *