Ulni tarifat e Universitetit ose do dalim në protestë/ Studentët i përgjigjen Artan Hoxhës

Vazhdon polemika e studentëve të Universitetit të Tiranës për uljen e tarifave. Pasi morën një përgjigje negative nga rektori Artan Hoxha, i cili deklaroi se ‘tarifat nuk ulen pasi janë të përballueshme’, studentët japin sot përgjigjen e tyre.

Lëvizja për Universitetin paralajmëron se nëse kërkesat e tyre për ulje të ose anulim të tarifës së shkollës nuk merret në konsideratë, në vjeshtë me fillimin e vitit akademik, do të dalin në protestë.

“Në një dalje për shtyp, rektori i Universitetit të Tiranës z. Artan Hoxha iu përgjigj negativisht kërkesave të vazhdueshme të studentëve për ulje ose anulim të tarifës shkollore. Sipas tij, 70% e studentëve jetojnë jashtë Tiranës dhe familjet e tyre kanë kursyer ekonomikisht. Por z. Hoxha nuk e merr fare parasysh se koha e kaluar në pandemi ka qenë shkatërrimtare për ekonominë familjare të shqiptarëve. Shumë kanë humbur punën, kursimet dhe shëndetin. Shto këtu që, sipas anketave, më shumë se gjysma e studentëve nuk kanë pasur mjetet e nevojshme për mësim online dhe qindra e mijëra prej tyre po e braktisin universitetin publik.

Në këto kushte, kriza nuk është e financave të qeverisë dhe universitetit, por e mbarë shoqërisë: të rinjve, punëtorëve e familjeve të tyre. Anulimi i tarifave studentore dhe e burokracisë së zakonshme është një hap i rëndësishëm për shpëtimin e studimeve dhe ëndrrave të mijëra të rinjve. Kush nuk e kupton ose refuzon të kuptojë, vetëm sa po e thellon më tej krizën.

Nëse qeveria dhe burokracia universitare nuk marrin parasysh zërin e studentëve me idenë se ata janë të shpërndarë dhe pa mundësi për të rezistuar, të mos harrojnë se në vjeshtë me dhjetra mijëra studentë do të kthehen në auditorë dhe rrugët do të përmbyten nga thirrjet e tyrembyllet deklarata.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *