Universiteti Europian i Tiranës dhe Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre, për praktikat e studentëve të universitetit privat.
Kjo marrëveshje për praktiken e studentëve, erdhi pas kërkesës në rritje të regjistrimeve në UET, ku përfshihen programet e studimit, infiermeri, imazheri dhe fizioterapi pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në UET.
Po ashtu UET i dhuroi tre shtretër spitalorë për shërbime shëndetësore spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”.