Kievi shpreh dyshime se raketa që ra në Poloni erdhi nga Ukraina

Autoritetet ukrainase kanë shprehur dyshimin se raketa që ra në Poloni më 15 nëntor erdhi nga forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës (PVO).

Ministria e Punëve të Jashtme polake njoftoi se një raketë e prodhuar nga Rusia ra në fshatin Przevodov, në Poloninë lindore, rreth gjashtë kilometra larg kufirit me Ukrainën. Dy persona vdiqën në incident, i cili ngriti alarmin global se lufta në Ukrainë mund të përhapet në vendet fqinje.

Zyrtarët perëndimorë, përfshirë shefin e NATO-s, Jens Stotlenberg, thanë se incidenti ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase, megjithëse ata paralajmëruan se nuk kishte asnjë indikacion deri më tani se ishte një sulm i qëllimshëm dhe se një hetim për atë që ndodhi ishte në vazhdim.

Megjithatë, Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, tha më 16 nëntor se Kievi dëshiron një studim të përbashkët të incidentit me partnerët e tij perëndimorë dhe të shqyrtojë informacionin që përbën bazën për përfundimet e aleatëve të tij.

“Ne jemi për një studim të mëtejshëm, sa më të detajuar të këtij incidenti së bashku me partnerët tanë. Jemi të gatshëm t’u dorëzojmë partnerëve tanë dëshmitë e gjurmës ruse që kemi”, tha Danilov, pa specifikuar detaje.

“Ne presim edhe informacione nga partnerët tanë, në bazë të të cilave është nxjerrë përfundimi se bëhet fjalë për një raketë të mbrojtjes ajrore ukrainase”, shtoi ai.

Ukraina gjithashtu kërkoi qasje të menjëhershme në vendin e shpërthimit. “Ne mbetemi plotësisht të hapur për një studim gjithëpërfshirës të situatës dhe marrëveshje mbi përfundimet e bazuara në të gjithë grupin e të dhënave të disponueshme,” tha Danilov.

Incidenti ndodhi gjatë asaj që Kievi tha se ishte vala më intensive e sulmeve me raketa ruse në qytete në të gjithë Ukrainën që nga fillimi i luftës në shkurt.

Rusia ka mohuar që raketat e saj kanë goditur territorin polak, duke thënë se raportet ishin një “provokim i qëllimshëm” për të përshkallëzuar situatën.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *