“Je idhulli im”, i riu i drejtohet Ramës: Më keni mbajtur në krahë kur isha i vogël, ndaj jam i suksesshëm

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme me të rinjtë në Berat.

Gjatë fjalës së tij në takim, një i ri i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij, ku u shpreh se Ramën e ka idhull dhe se sot është i suksesshëm pasi kryeministri e ka mbajtur në krahë kur ka qenë i vogël.

“Doja t’iu falënderoja për mundësinë që na dhatë me takimin tuaj. Ju jeni idhulli im dhe ju ndjek prej kohësh. Madje jam një nga ata dem që kam pasur fatin e mirë që kur kam qenë i vogël, ju zoti Rama më keni marrë në krahë dhe mendoj se kjo është arsyeja që jam i suksesshëm sot këtu ku jam. Jam një djalë që pëlqej marrëdhëniet me publikun, ndjek trajnime të ndryshme dhe faleminderit që keni hapur mundësi për ne të rinjtë, ku ne të kemi mundësi të shpalosim idetë tona”, tha Klajdi.

Ndërsa kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar për t’ia kthyer përgjigjen me nota humori. Rama i tha të riut se “edhe pse mendon se i ka hecur mbarë se e kam mbajtur unë në krah, unë nuk e ka atë fuqi magjike”.

“Për t’iu përgjigjur djalit që e kam mbajtur në krahë kur ka qenë i vogël, nuk ma ha mendja që nëse te ka ecur të ka ecur se të kam mbajtur unë në krahë se po të kisha këtë fuqi magjike kushedi se çfarë do kishte ndodhur. Megjithatë faleminderit të që shkon mendja se mund të jetë dhe kështu, por unë nuk e besoj”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *