Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ka përdhunuar një vajzë të mitur.
Uniformat blu raportojn se shtetasi A.T është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.