Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Itali mbrëmjen e djeshme në Itali ku një bandë hajdutësh janë futur të grabisin në një shtëpi por, kishin gabuar objektiv.
Mediat italiane bëjnë me dije se katër persona të mbuluar me kapuç hynë fshehurazi në një shtëpi ku ndodheshin dy të moshuar.
Hajdutët mbyllën çiftin në një dhomë duke i kërcënuar me armë dhe levë. Pasi mbyllën familjen në dhomë ata u vërsulën në bodrumin e shtëpisë duke kërkuar, me sa duket, për diçka specifike.
Por ata e kuptuan se në bodrum kishte vetëm kuti të vjetra dhe u rikthyen në dhomën ku kishin mbyllur çiftin e të moshuarve. Ata i shpjeguan familjes se ishin të bindur që shtëpia i përkiste një avokati të njohur. Por, kur e kuptuan se kishin ngatërruar adresë, hajdutët i kërkuan falje të moshuarve, madje i kthyen edhe disa xhevahire që kishin gjetur në shtëpi.
Sipas La Nazione, njëri prej grabitësve u rikthye në bodrum dhe pastroi rrëmujën.Përveç frikës së madhe, familja ishte e padëmtuar.
Policia e Firences po heton tashmë historinë dhe rastin e çuditshëm të hajdutëve.