Shqipëri-Itali dhurojnë spektakël, “Axurrët” fitojnë me përmbysje miqësoren e luksit në “Air Albania”

Përfundon miqësorja e luksit në “Air Albania”. Italia ka mundur Shqipërinë me rezultatin e pastër 1-3. Kuqezinjtë gjetën golin e avantazhit në minutën e 16 me Ardian Ismajlin. Topi u ndal pas shpinës së Meret.

Avantazhi i kuqezinjve zgjati vetëm 4 minuta. Pas një rivënie anësore, mbrojtja kuqezi nuk u pozicionua mirë dhe Di Lorenco tundi rrjetën duke barazuar shifrat.

Në minutën e 25 erdhi gabimi i radhës i kuqezinjve. Raspadori kaloi me lehtësi Kumbullën dhe pasoi për Grifon, i cili i vetëm çon topin në portën e Berishës.

Në minutën e 42, Tonali la fushën e lojës, pasi mesfushori i Italisë përplasi kokën në tokë.

Ndeshja vijoi me ritëm dhe kuqezinjtë u përpoqën të reagonin, por ishin “Axurrët” që rrezikuan më shumë, teksa goditën edhe shtyllën. Në pjesën e dytë pati një reagim të mirë të të besuarve të Edi Rejës, madje Bajrami në minutën e 63 preku traversën. Por një minutë më pas Italia ndëshkoi sërish. Ishte Grifo që realizoi. Pavarësisht rasteve të tjera, nuk pati më gola dhe sfida u mbyll me rezultatin 1-3.

Shqipëria dhe Italia janë përballur katër herë që prej vitit 2014 me njëra-tjetrën. Tre ndeshjet e mëparshme, mes tyre dy për kualifikueset e Botërorit janë fituar nga”Axurrët”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *