Emri/ Ishte shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet në Belgjikë kryedispeçeri i Portit të Durrësit

Kryedispeçeri në Portin e Durrësit, Shefki Keci ka rënë në prangat e policisë belge, për llogari të drejtësisë italiane.

Burime për mediat bëjn ëme dije se Keci është arrestuar tre ditë më parë në Belgjikë, pas një kontrolli nga efektivët belgë pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia.

Nuk dihet ende se çfarë vepre penale ka kryer Keci por, bëhet fjalë për një dosje që daton rreth 15-20 vite më parë.

Sjellim në vëmendje se Shefki Keci mbante postin e Kryedispecerit në Portin e Durrësit prej rreth një viti. Në Begjikë ai kishte udhëtuar për arsye personale dhe kishte marrë leje nga puna.

Ndërkohë, Policia e Shtetit apo ajo e Portit të Durrësit, nuk kanë dhënë asnjë sqarim mbi këtë ngjarje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *