A ishte kjo ndeshja e fundit në krye të stolit të Kombëtares? Ja si përgjigjet Edi Reja

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja u shpreh sot se do të jetë Presidenti Duka ai që do të vlerësojë nëse do ta vijojnë bashkëpunimin në përfundim të kontratës.

Shumë raste për të shënuar…

Pjesën e parë patëm pak vështirësi. Në pjesën e dytë e ngritëm lojën në mesfushën e Italisë, krijuam disa mundësi të mira. Meritonim të paktën të kishim shënuar edhe një gol kur goditën traversën, po të ishte 2-2 do të kishin ndryshuar gjërat. Humbja 3-1 ishte pak e rëndë.

Sot pashë një 16-vjeçar të aktivizuar nga Mancini. Ju nuk e keni gjetur ende një lojtar në këtë moshë?

Nëse flasim për lojtarin e Italisë thonë që është Maradona i ri. Më thonë që është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ne po punojmë me të rinjtë, futëm Bajramin në fushë. Unë kërkoj vazhdimisht për lojtarë të rinj te U21 dhe U17. Kur luan me ekipe të tilla duhen lojtarë me peshë dhe duhet të presim pak. Bajrami luan në kategorinë e dytë portugeze dhe premton shumë.

Çfarë mendoni për Brojën, mund të vijë ai në Itali?

Për karakteristikat që ai ka në Itali do ishte e vështirë. Me karakterin që ka do ishte më ndryshe në Angli. Do motivohej më shumë te Çelsi. Ka nevojë për më shumë aktivizim. Sezonin e kaluar luajti 25 ndeshje dhe po të vazhdonte kështu do ishte më mirë.

Do vazhdoni me kombëtaren?

Kemi folur shpesh për këtë çështje, që kur kam filluar punën si trajner. Nuk ka asnjë problem nga ana ime. Flasim çdo ditë me Presidentin, por është ai që do të vendosë në fund. Nëse jam i vlefshëm për projektin e Shqipërisë do të diskutojmë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *