Ukraina ka lëshuar një alarm ajror në të gjithë vendin, për shkak të rifillimit të bombardimeve masive nga Rusia. Qyteti port i Odessa u godit nga një raketë dhe disa shpërthime u raportuan gjithashtu në Dnipro.
Sipas Mbrojtjes Britanike, breshëria e raketave që goditën Ukrainën të martën është ndoshta sulmi më i madh që Moska ka kryer në një ditë të vetme që nga fillimi i pushtimit.