Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e Briken Sanajt tek Kodrat e Diellit. U bë me dije se blutë kanë shpallur në kërkim autorin, i cili dyshohet se është arratisur jashtë vendit.
Krimi ndodhi më 31 tetor pasi doli nga garazhi i makinave në trotuar. Autorët e kanë ndjekur më këmbë dhe dyshohet me maska dhe e kanë qëlluar me armë disa herë, tre plumba e kanë kapur në kokë.
Nga hetimet parapake, hasmëria dyshohet të jetë motivi i krimit.
Sanaj, nga Lezha, ishte një emër i njohur për policinë, pavarësisht se rezulton me disa emra, pasi ishte i dyshuar për një plagosje.