Është tensionuar seanca plenare në Kuvend, ku deputetë të opozitës kanë kërkuar që kryetari i PD-së, Sali Berisha të marrë fjalën.
Flamur Noka dhe Albana Vokshi kanë kërkuar që Felaj t’i japë fjalën ish-kryeministrit, dhe më vonë drejtuesja e seancës ka pranuar.
Debati:
Berisha: Zonjë do mbrojmë të drejtat kushtetuese! Kurrë nuk do të mund të shtypësh këtu popullin opozitar. Jeni shndërruar në strofull hajdutësh që nuk njihni ligjin. Edhe një herë jam live në të gjithë botën. Hajde, hajde, mos qaj hallin ti. Merre këtu atë, të vijë këtu ai përfaqësuesi i bandave. Jam live në të gjithë botën.
Vokshi-Felajt: Jepja fjalën
Noka: Jepja fjalën, do ja japësh fjalën?
Berisha: Të përjashtoni Edio Ramën nga parlamenti për fjalët e tij të pista. Del e përjashton Palokën dhe Leksajn që nuk dëgjoji njeri një fjalë prej tyre, por nuk reagoni për fyerjet e tij.
Duhet të uleni në vend, se do ju japim fjalën
Berisha: E vazhdojmë fjalën ne. Ulemi!