Shmangni problemet me gjumin, 4 gjërat që nuk duhet të bëni para se të flini

Rutina e përditshme para se të shkoni në shtrat mund të jetë arsyeja e cilësisë së dobët të gjumit ose krijimit të një çrregullimi të caktuar të gjumit. Nëse bëni disa ndryshime, ato mund të ndihmojnë të flini më lehtë, të pushoni dhe të jeni të gatshëm për aktivitete të reja që ju presin të nesërmen.

Ekspertja e gjumit Shelby Harris zbuloi se cilat gjëra nuk duhet të bëni kurrë para gjumit nëse dëshironi të flini gjumë normalisht, shkruan Mind Body Green.

Qëndroni në telefon 

Ekspertja thotë se nuk duhet ta përdorni telefonin brenda gjysmë ore nga koha kur dëshironi të shkoni në shtrat. Jo vetëm që drita blu e telefonit, televizorit ose laptopit tuaj mund të jetë stimuluese për sytë tuaj dhe e dëmshme për nivelet e melatoninës, por çdo gjë që shihni para gjumit në televizor ose në rrjetet sociale nuk do t’ju ndihmojë as të bini në gjumë.

Bëni një stërvitje të vështirë

Aktivitetet si ecja janë të mira, por nëse ushtroni shumë intensivisht, papritmas mund të jeni plot energji, gjë që nuk është e mirë për gjumin. Gjithashtu, temperatura kryesore e trupit tuaj rritet kur ushtroheni, gjë që mund të shkaktojë probleme me gjumin, kështu që nëse planifikoni të ushtroheni fort, bëjeni disa orë para gjumit.

Konsumoni alkool ose kafeinë

Jo vetëm kafeja përmban kafeinë, ajo gjendet edhe në çokollatë dhe çajra të caktuar. Kafeina kërkon pak kohë që të largohet plotësisht nga trupi juaj, kështu që është më mirë të mos e merrni në mbrëmje. Sa i përket alkoolit, hulumtimet tregojnë se ai mund të parandalojë gjumin cilësor, prandaj ekspertja rekomandon shmangien e konsumimit të tij dy deri në tre orë para gjumit.

Shmangni kujdesin e lëkurës

Jo vetëm që është e mirë për shëndetin e lëkurës tuaj, por të kesh një rutinë të qëndrueshme gjatë natës para gjumit është një mënyrë e shkëlqyer për ta futur trupin në një ritëm relaksi në të njëjtën kohë çdo natë, gjë që është çelësi për një gjumë cilësor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *