Bebe Rexha rrëfen detaje nga jeta profesionale: Njerëzit ende nuk më njohin se kush jam

Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha arriti të shënojë një tjetër sukses në karrierën e saj duke fituar një çmim në “MTV EMA”. Jo vetëm kaq por ajo është nominuar edhe në “Grammy Awards 2023” së bashku me David Guetta për këngën “I’m good (Blue)”.

Mirëpo, së fundmi ajo ka rrëfyer më shumë për jetën e saj profesionale. Në një intervistë të dhënë për “EliteDaily”, Bebe Rexha tregoi se ka ende njerëz që i dinë këngët e saj por këngëtaren nuk e njohin.

“Dua të them, është e çuditshme. Unë kam qenë në internet gjatë gjithë kohës. Dikur kisha një zemër prej çeliku. Pra, pashë atë video të vajzës që fliste për njerëz të famshëm që nuk janë vërtet të famshëm dhe e kuptoj plotësisht atë që ajo thotë sepse ka të drejtë, sikur unë kam tri këngë që janë me nga një miliard dëgjime secila. Unë kam një këngë të certifikuar me pllakatën diamant [“Meant to me” me Florida Georgia Line], ka vetëm 63 në të gjithë botën”, rrëfeu këngëtarja e njohur.

Jo vetëm kaq por ajo u ndal edhe tek fakti se ka shkruar hite të njohura, siç kujtojmë këngën e Eminem dhe Rihanna-s “The Monster”.

“Unë kam shkruar disa nga hitet më të mëdha në botë E megjithatë njerëzit ende nuk e dinë se kush jam dhe unë jam në rregull me këtë. Për të qenë e sinqertë, më pëlqen të shkoj në dyqanin ushqimor “Ralph’s” dhe të blej biletat e llotos dhe të bëj pazar ushqimesh për qenin tim dhe më pëlqen të mos vë makijazh. Më pëlqen të vesh të njëjtën veshje çdo ditë në studio, si dhe të bëj pazar”, përfundoi ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *