Deklarata e Alibejat/ Paloka i përgjigjet ashpër: Po voton në Parlament, ato që të thotë Rama

Pas akuzave që Enkeled Alibeaj hodhi kundër deputetëve të që janë pozicionuar pranë kreut të PD-së Sali Berisha, ka reaguar ashpër në Facebook, deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka.

Deputeti demokrat shkruan se Alibeaj është “kryetar i atij grupi që bashkëpunon me Ramën në Parlament për t’i bllokuar gojën opozitës.”

Në fund, Paloka ka paralajmëruar se në sallën e Kuvendit do të duhet të flasin shqiptarët e dëmokratët dhe jo ata që kanë uzurpuar mandatet me votën e të parëve.

Reagimi i plotë:

Alibeu paska dale ne podium per te sulmuar PD jo Ramen ! Ky qe pranon te ulet e bashkepunoje me Tao Ballen , deklaroi se as “ nuk do ti perfaqesoje ata me te cilet nuk e lidh asgje”, duke nenkuptuar deputetet e PD. E me paturpesi pastaj shton se qenka kryetar i grupit te PD! Te kujt PD, te asaj qe voton ne Parlament sic urdheron Rama e qe ka perfunduar me keq se “kerperata” ? Te atij grupi qe bashkepunon me Ramen ne Parlament per ti mbyllur gojen opozites e per te bllokuar nismat e saj ?

A mund te na thote ky Alibeu si pjese e Konferences se Kryetareve se si ka mundesi qe Rezoluta per krimet e ganocidin ne Kosove , ne shkelje te cdo procedure, vazhdon te qendroje ne sirtar ?

Po projektligji per lustracionin i paraqitur nga ne, pse vazhdon te mos e shoh driten ? A e ka ngritur ne Konferencen e kryetareve kete ceshtje ky “bashkeluftetari” i Tao Balles ne gjoja hapjen e dosjeve ?! Sigurisht qe jo, sepse nuk e lene Tao me Ramen. Prandaj dhe Rama ndjehet komod dhe leshon cfare i vjen ne goje per opoziten, kur ne salle eshte vetem Alibeu…

Prandaj shume shpejte ne ate salle do duhet te flasin shqiptaret, demokratet e jo ata qe kane uzurpuar karriget e mandatet me voten e tyre e ca me shume ata qe jane aty me vote te vjedhur e manipuluar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *