Ilda Bejleri flet për partnerin: Pas lindjes së vajzës flemë të ndarë

Moderatorja Ilda Bejleri ka treguar se pas lindjes së vajzës, jeta mes saj dhe partnerit nuk ka ndryshuar, por që gjumin e bëjnë të ndarë. Ajo thotë se fle vetëm me vajzën, Siena, ndërsa partneri i saj fle në një tjetër dhomë. Sipas Bejlerit, kjo është ‘sakrificë’ që ajo bën për të mos e lënë edhe partnerin pa gjumë.

“Unë ia thashë partnerit direkt sapo e zbulova se jam shtatzënë, ka qenë një periudhë shumë e bukur, e kemi zbuluar shumë bukur. Vajzat bashkë se janë shoqe shumë të mira, janë speciale. Emrin ia kam vënë unë, po shihja një film dhe më pëlqeu se si tingëlloi Siena. Pjesa më e vështirë janë ditët e para dhe muaji i fundit. Sa ja merr dorën është vështirë, pastaj është më thjeshtë. Natën qëndroj vetë, pjesa më e vështirë. Marrëdhënia nuk ka ndryshuar, vajza fle në dhomë vetëm dhe unë fle me të. Më mirë një pa gjumë se sa të dy,”- tha Ilda Bejleri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *