Ambasadori britanik Alastair King-Smith ka folur mbi debatin e shkaktuar kohët e fundit për emigrimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Gjatë çeljes së ekspozitës që shënon 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy viteve King-Smith iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos shkojnë në Britani me gomone, apo në rrugë të tjera të paligjshme, pasi mund të gjejnë alternativa të ligjshme për të shkuar në Britani, ku shqiptarët mund të integrohen atje.
Nga ana tjetër, King-Smith përmes një video mesazhi thotë se qeveritë e dy vendeve po punojnë së bashku për këtë çështje në mënyrë që të vlerësohet kontributi që shqiptarët japin në Britanië, por edhe që t’iu jepet një mesazh që nuk është zgjidhje për të braktisur vendin.
“Siç jeni në dijeni nga raportimet e fundit në media, ne po përballemi me një sfidë të përbashkët, rritjen e numrit të shqiptarëve që po shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme. Të dy qeveritë tona po punojnë bashkarisht për t’u treguar njerëzve se ka alternativa, qoftë këto të lidhura me mundësitë e vlefshme brenda Shqipërisë apo përmes rrugëve të ligjshme për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar. Ne po punojmë për të garantuar që komuniteti shqiptar të marrë vlerësimin e duhur për kontributin e tij dhe që shqiptarët këtu të mos mendojnë se zgjidhja e vetme është të braktisin vendin”, tha Ambasadori britanik.