I bëjnë pritë tek dera e shtëpisë, plagoset me 4 plumba 38-vjeçari në Vlorë, subjekt i OFL-së

Pas disa ngjarjeve kriminale, Vlora ende vijon të tronditet nga vrasjet dhe plagosjet mafioze. Mbrëmjen e kaluar i është bërë pritjë në hyrje të banesës së tij 38-vjeçarit Edison Begajt.

Ky i fundit është qëlluar me 4 plumba duke mbetur i plagosur. Sipas të dhënave paraprake plumbat e kanë prekur në këmbë, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaninë por ende nuk dihen detaje të tjera.

Edison Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është i dënuar për drogë më 7 vite e 6 muaj burg në shkurt të 2008, ndërsa është bërë edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *