Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Policia italiane bën më dije se ka sekuestruar 409 gramë kokainë dhe 281 gramë hashash, 3 peshore precize, materiale të ndryshme për paketimin e drogës dhe gati 50 mijë euro para cash, të cilat dyshohet se kanë ardhur si rezultat i shpërndarjes së drogës.
Pasi i kanë vëzhguar për një kohë të gjatë lëvizjet e tij, ushtarakët e kanë surprizuar pasditen e së shtunës në qytetin Loëer Garda, teksa i jepte një dozë kokaine një blerësi.
Të kapur në momentin e shkëmbimit, të dy u bllokuan menjëherë dhe në makinën e të riut shqiptar iu gjetën 35 doza të tjera kokainë, përveç 40 eurove cash të grumbulluara për drogën e sapo shitur.
Mediat italiane shkruajnë se pas kontrollit të shtëpisë së tij ku u gjet kokainë me peshë 380 gram dhe të fshehura në kasafortë, gati 50 mijë euro kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.
Pasi të shitej, e gjithë droga e sekuestruar do të kishte një vlerë tregu mbi 34 mijë euro.
Sakaq, 23-vjeçari u arrestua për posedim të lëndëve narkotike dhe trafik droge, ndërsa ndaj blerësit filloi hetimi për “përdorim personal të lëndës narkotike”.