LEZHE/ Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesi e kësaj të dielë në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, ku një mjet ka përplasur për vdekje drejtuesin e një motoçiklete. Viktima Besim Seli 45-vjeç ka gjetur vdekjen nga plagët e marra.
Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ Agis Vathi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 30.05.2021, rreth orës 08:30 në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.V.,ka aksidentuar një motoçikletë me drejtues shtetasin B.S.,rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe nga ana e Policisë po punohet për kapjen e drejtues të mjetit ,i cili është larguar nga vendngjarja.