Nëse jeni fansa të familjes mbretërore dhe dramave të tyre, sidomos të Princit Harry dhe Meghan Markle kemi një lajm të mirë për ju. Muajin tjetër, pra në dhjetor, dokumentari i tyre pritet të jetë në ‘Netflix’.
Në fakt bëhet fjalë për një mini-dokumentar me ngjarje reale nga jeta e çiftit, përfshirë dhe pjesēmarrjen e tyre në evente të rëndësishme apo detaje nga problemet në familje e sfidat që përballen çdo ditë.
Edhe pse thuhet se Princi i ka kërkuar Netflix-it për ta shtyrë projektin deri në 2023-shin, ‘The Sun’ raporton se shfaqja televizive do të jepet në fund të këtij viti. Megjithatë platforma gjigante e transmetimit ende nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar.
Ky projekt, që ka në qendër historinë e tyre të vërtetë dhe shkëputjen e famshme nga monarkia, nuk është pritur mirë nga familja mbretërore dhe ne mezi presim ta kuptojmë pse, kështu që shpresojmë të shfaqet sa më shpejt.