Shkrumbohen dy makina të parkuara jashtë servisit në Vaun e Dejës

Dy automjete janë shkrumbuar nga një zjarr në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vaun e Dejës.

Uniformat blu raportojnë se jashtë ambienteve të një servisi automjetesh në pronësi të 44 vjeçarit, D.S ka rënë zjarr gjatë natës dhe si pasojë janë shkrumbuar plotësisht dy automjete që ndodheshin të parkuara.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/ Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Dejë, Vau i Dejës, në ambientet e jashtme të një servisi automjetesh, në pronësi të shtetasit D. S., 44 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur plotësisht, 2 automjete të parkuara.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet hetimore, për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *