I intervistuar nga “Napolimagazine”, ish-kapiteni i klubit napolitan, Marek Hamsik, ka folur me fjalë të mëdha për Napolin e tij.
“Kampionati është ende i gjatë, por epërsia e akumulaur nga Napoli pas 15 javësh është e rëndësishme. Për momentin, vazhdimësia e lojës dhe performanca ka bërë diferencën. Klubi ka bërë një punë të shkëlqyer, skuadra është shumë e fortë, nuk ka humbur ende një ndeshje në ligë. Unë mendoj se Napoli me këtë performancë, mund të arrijë të paktën në gjysmëfinalen e Champions League”, është shprehur Hamsik.