Banorët e Divjakës janë mbledhur sërish ditën e sotme për të kundërshtuar vendosjen e traut në hyrje te Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta.
Dita e 5-të e protestës ka bërë sërish se bashku banorë, përfaqësues të bizneseve dhe deputetë të zones ku fillimisht janë mbledhur në qendër të Divjakës, në sheshin para bashkisë për të ecur në këmbë drejt parkut.
Pas protestës se djeshme e cila rezultoi në përplasje mes banorëve dhe kordonit policor ku u largua kabina dhe biletaria nga mesi i rrugës ku ishte vendosur, disa protestues janë proceduar penalisht.
Ndërkohë, Ministria e Turizmit pas kundërshtimit të banorëve për vendosjen e traut dhe konfliktimit me policinë në një njoftim ka bërë me dije se tarifa do të jetë vetëm për turistët që frekuentojnë zonën e jo për banorët e zonës.