Arben Derhemi njoftoi rikthimin e “Njerëz dhe Fate”, por a do të rikthehet edhe Didi?

Aktori i njohur Arben Derhemi u ka dhënë shqiptarëve pak ditë më parë një lajm që e prisnin prej kohësh. Ai ka publikuar një foto me aktorin e madh Robert Ndrenikën, ku ka paralajmëruar se seriali “Njerëz dhe fate” do të rikthehet në ekranet e shqiptarëve.

“Sot e deklaroj rifillimin e serialit …”Njerez dhe fate”..Eshte gati..”, ka shkruar Arben Derhemi dhe ky ishte i vetmi informacion që ai dha për ndjekësit.

Lajmi u prit me entuziazëm, por kurioziteti është i madh. Pyetje të shumta kishte edhe për “Didin”, një nga personazhet me më shumë ndikim në serial edhe pse ishte në rol negativ.

Aktorja që luan Didin është Arta Muçaj e cila ka lënë edhe një LIKE në postimin e aktorit. Nuk dihet nëse kjo është një konfirmim nga ana e saj se do të jetë sërish pjesë e serialit apo thjesht një pëlqim për kolegun.

“Njerëz dhe fate” telenovela e parë shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohë dhe ka vlerë edhe sot të shikohet. Ajo pasqyronte problemet sociale në atë kohë. 10-seritë e para patën një sukses të madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues të vazhdonin më tej. Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtje dhe problemet e kohës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *