Pas firmosjes së marrëveshjes ku Shqipëria bëhet anëtare e plotë e Mekanizmit Evropian për mbrojtjen Civile, ka reaguar edhe ambasada e Bashkimit Europian në Shqipëri.
Me anë të një reagimi, ambasada e BE e ka konsideruar ditën e sotme si një ditë të mirë për Evropën.
“Sot është një ditë e mirë për Evropën & Shqipërinë. Duke u bërë anëtare e plotë e Mekanizmit Evropian për Mbrojtjen Civile, tani ka një vend në tryezën e familjes së mbrojtjes civile. Së bashku, ne mund t’i përgjigjemi më mirë fatkeqësive”, thuhet në reagimin e ambasadës së BE.