‘Rrugorja’ në aksion, arrestohen 2 shoferë dhe pezullohen 31 patenta në Durrës

Policia Rrugore në Durrës ka bërë bilancin e javës për vijimin e kontrolleve për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve të qarkullimit

Në një njoftim zyrtar bëhet me dije se gjatë kontrolleve janë arrestuar dy shoferë dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Sakaq, janë pezulluar 31 patenta nga të cilat 27 për tejkalim shpejtësie dhe 4 për drejtim mjetin nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

-janë arrestuar 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

-janë pezulluar në total, 31 leje drejtimi, nga të cilat 27 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 4 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *