Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve ndodhen në Shqipëri në një mision për të vlerësuar lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve.
Organizatat në Shqipëri kanë reaguar për lirinë e medias në vend, duke bërë me dije se nuk ka progres.
“Liria e medias, Rama pranoi që nuk ka progres. Është detyrë e qeverisë që të përmirësojë situatën”, theksohet në deklaratën e tyre, ndërsa theksojnë se qeveria duhet të njohë rolin e gazetarit si kritikë. Jemi takuar me gazetare me Kryeministrin Rama dhe me deputetë. Vlerësimi ynë është se po përkeqësohet liria e shtypit në Shqipëri, ka regres. Ne kemi disa zhvillime pozitive si tërheqja e paketës anti-shpifje. Mirëpresim rritjen e numrit të konferencave për shtyp me kryeministrin. Mirëpresim punën e policisë për rastet kur ka incidente me gazetarët. Pavarësisht këtyre, perceptimi i gazetarëve është se klima e raportimit të lirë po përkeqësohet. Me keqardhje themi se komisioneri për informim i vonon kërkesat e gazetareve. Ka vonesa në ata që sulmojnë gazetarët.
Ricardo Gutiérrez, sekretari European Federation of Journalists: “Nuk ka progres, Rama e pranoi vete se nuk ka progres për lirinë e shtypit. Rama tha se nuk merr dot veprime për lirinë e medias. Është detyra e qeverisë të përmirësojë situatën. Une i bej thirrje kësaj qeverie të mos anashkalojë gazetarët dhe të njohë rolin e gazetarëve si kritikë në interes të qyteteve, qeveria të zbatoje rekomandimet e KE dhe Kie për sigurinë e gazetarëve. ”