Operacioni/ Renea zbarkon në Krujë, aksion me dronë dhe kallashnikov. Kush janë 16 personat e arrestuar

Kulmimi i sezonit të korrjes së kanabisit ka zgjuar mëngjesin e sotëm Renean, FNSH e Tiranës, Fierit dhe Durrësit. Ata kanë zbarkuar në Krujë duke arrestuar 16 persona dhe shpallur në kërkim 24 të tjerë. Në pranga kanë rënë shtetasit Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj, Refik Deliu, Erjon Deliu, Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj.

Gjatë aksionit të koduar “Agimi” me dronë e armë, policia ka asgjësuar rreth 20 mijë bimë kanabisi, si dhe kanë shkatërruar sera e laboratorë, që përdoreshin për kultivimin e drogës.

Njoftimi i plotë:

Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të canabisit kanë zhvilluar me sukses operacionin policor të koduar “Agimi”, në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë.

Bazuar në të dhënat e mbledhura nga monitorimet me drone të kryera nga Policia e Shtetit dhe nga ajëri të kryera me avion nga GDF, si dhe mbi bazën e informacioneve policore të marra më parë, shërbimet e policisë kanë kontrolluar sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.

Si rezultat u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

Janë vënë në pranga për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim, shtetasit Xh.K., dhe D.K., banues në Halil,(babë e bir) pasi gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e tyre, u konstatua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa.

Gjatë operacionit policia gjeti fidanë canabis të kultivuar në sera dhe në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit A.D., 27 vjeç, banues në Nikël; M.L., 20 vjeç, banues në Larushkë;
E.K., 18 vjeç, banues në Qerekë; I .K., 33 vjeç, banues në Arrameras; D.D., 49 vjeçe, banuese në Nikël; M.V., 16 vjeç, banues në Halil; F.K., 34 vjeç, banues në Halil; E.A., 30 vjeç, banues në Halil; F.K., 56 vjeçe, banuese në Halil; R.D., 53 vjeç, banues në Halil; E.D., 26 vjeç, banues në Halil.

Në pranga janë vënë edhe Kryeplaku i fshatit Halil, shtetasi F.H., 61 vjeç.

Si dhe dy punonjës të OSHEE, shtetasit E. P., 32 vjeç, dhe S. K., 32 vjeç, banues në Halil për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës i shtetasve:
E.L., 17 vjeç, banues në Larushk ; G.C., 70 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Halil dhe H.Xh., 78 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Nikël.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 24 shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në aktivitetin kriminal të sipërpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Featured image of article: MEGAOperacioni anticanabis ‘AGIMI’ në Krujë/ Dalin pamjet e aksionit. Kryhen 16 arrestime, shpallen në kërkim 24 persona, 3 nën hetim në gjendje të lirë, mes tyre kryeplaku i fshatit, punonjës të OSHEE (DETAJET)

3db44859 7668 40ba 8056 80a2937d1484

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/274967800991755

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *