Si të shpëtoni nga aroma e pakëndshme e këpucëve? Përdorni këtë përbërës shtëpiak

Aroma e pakëndshme e këpucëve është një problem për të gjithë. Megjithatë, ka një metodë që mund të ndihmojë me këtë problem. Gjithçka që ju duhet është soda e bukës. Ky përbërës largon aromat e këqija nga tapetet, dyshekët dhe jastëkët në shtëpi, pse të mos e përdorni dhe për këpucët?

Përdoret shumë thjesht, mjafton të shtoni pak sasi brenda këpucëve. Me këtë metodë, do të shpëtoni nga aromat e pakëndshme por dhe nga bakteret që gjenden në këpucë. Ky përbërës nuk do ta dëmtojë lëkurën apo këpucët tuaja, gjë që është gjithashtu e rëndësishme.

Një tjetër gjë fantastike që mund të përdorni si dezinfektues këpucësh është uthulla e mollës e përzier me ujë. Me një shishe sprej, spërkatni pak nga ky lëng brenda këpucëve. Rekomandohet që atletet ose këpucët, pasi t’i keni spërkatur, t’i vendosni në një qese gjatë gjithë natës

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *