Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare dhe gruaja e tij kanë rënë në prangat e policisë italiane, këtë të premte.
Mediet vendase raportojnë se çift akuzohet për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Burrë e grua u arrestuan nga autoritetet italiane teksa po udhëtonin me mjetin e tyre tip “Volkswagen Polo”. Në mjet ndodhet edhe fëmija i çiftit, 10-muajsh.Gjatë kontrolleve të kryera në banesën dhe mjetin e shqiptarit nga policia efektivët e policisë sekuestruan 30 mijë euro cash të përfituara nga shitja e drogës dhe 9 kilogramë heroinë.