Deklaratat e Kim/ Ish-ambasadori Arvizu: SHBA këshillon, por janë shqiptarët i zgjedhin vetë liderit politikë

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Alexandër Arvizu  ka dalë kundër diplomates së SHBA-së Yuri Kim, ku tha se vendimi për të zgjedhur liderët politikë në Shqipëri, qoftë atyre në qeveri apo opozitë, u takon qytetarëve shqiptarë.

Arvizu përmes një interviste televize ka nënvizuar se ndërkombëtarët, SHBA dhe BE nuk mund të ndërhyjnë në çështje të brendshme politike, si ajo e zgjedhjes së liderëve në politikë. Sipas tij, për çdo ambasador amerikan, është e rëndësishme që të tregohet respekt për shqiptarët.

Intervista:

Pyetje: Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer në krye të PD-së, por ai është shpallur ‘non grata’ nga SHBA, ndërkohë që Departamenti i Thesarit ka vendosur sanksione financiare ndaj disa personave në Shqipëri, kryesisht biznesmenë. A vepron me dy standarde qeveria e SHBA kur bën një seleksionim për vendosjen e sanksioneve financiare?

Aleksandër Arvizu: Faleminderit për pyetjen, është një pyetje e vështirë. Së pari unë nuk përfaqësoj më qeverinë dhe nuk kam më akses në informacione zyrtare që mund të çojë në këto vendimmarrje.

Doja të thoshja vetëm këtë; për mua kur isha ambasador dhe për çdo ambasador amerikan e rëndësishme është të tregosh respekt për qytetarët shqiptarë. Shqiptarët e dinë dhe e kuptojnë fare mirë se çfarë do të thotë të respektohen. Respekti duhet treguar në çdo gjë që bën edhe pse një vendim që merret nuk është gjithmonë ai i duhuri, njerëzit e kuptojnë domethënien e tij.

Për sa i takon opozitës mendoj se është me rëndësi që qytetarët të kuptojnë se këdo që zgjedhin për një lider politik, mes qeverisë dhe opozitës nuk është një vendim që i takon Uashingtonit. Nuk është as edhe një vendim për qeveritë e vendeve anëtarë të BE-së, por është një vendim për Shqipërinë. Dhe kjo duhet kuptuar shumë qartë.

Është opozita dhe qeveria juaj. Mendoj se përgjegjësia e qeverive mike si SHBA apo BE, nisur nga marrëdhënia e veçantë për Shqipërinë, sepse Amerikës i intereson Shqipëria pavarësisht janë demokratë apo republikanët, ne e vlerësojmë miqësinë dhe mbështetjen që shqiptarët japin për SHBA-në. Ndaj mendoj se është e përshtatshme që të japim një opinion me dinjitet dhe respekt. Por këto lloj vendimesh se kush është në opozitë dhe kush është në qeveri kjo u takon qytetarëve shqiptarë, jo Uashingtonit dhe askush tjetër.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *