“Shqiptari vuri bast gruan”, historia e pazakontë e tifozit të Argjentinës, shkrimtari: Humbi ndeshjen dhe… të shoqen

Shkrimtari argjentinas Luciano Wernicke ka publikuar së fundmi librin e tij më të ri të titulluar “Tregime të pabesueshme të Kupës së Botës”.
Libri flet për histori të çuditshme dhe të pazakonta që lidhen me Kampionatet Botërore ndër vite, ku mes tyre është edhe historia e një shqiptari, shkruan Reuters.

Ngjarja ka ndodhur në vitin e largët 1994 gjatë Botërorit të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shkrimtari shkruan: një shqiptar hyri në një dyqan bastesh dhe vuri bast gruan e tij në një fitore të Argjentinës kundër Bullgarisë. Shqiptari humbi bastin, pasi Argjentina u mposht me rezultatin 2 me 0, si rrjedhojë ai humbi edhe gruan”.

Një tjetër histori interesante në libër është edhe ajo e një burri i cili u hodh në një lumë plot me krokodilë për të marrë biletat për Kupën e Botës 2010.

“Një burrë u hodh në një lumë plot me krokodilë për të marrë biletat për Kupën e Botës 2010. Ndërkohë një lojtar i Uruguait u kthye në fushë menjëherë pasi pësoi një atak në zemër dhe një çift rus u ndanë pasi debatuan se kush ishte lojtari më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo” shkruan më tej shkrimtari argjentinas.

Me një kapitull të ri të shtuar për çdo Kupë Botërore, ky është botimi i tretë i librit nga Wernicke dhe ai tashmë po mbledh ide të çuditshme për turneun e ardhshëm të Katarit, i pari që do të mbahet në një vend të Lindjes së Mesme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *