Edhe ata që zgjohen herët në mëngjes ndonjëherë duan të qëndrojnë në shtratin e tyre kur temperaturat ulen. Eksperti i gjumit Martin Seeley ndau disa këshilla se si ta bëni zgjimin më të lehtë.
Flini me rroba më të ngrohta
Nëse e keni të vështirë të shkoni në shtrat natën dhe të ngriheni prej tij në mëngjes, Seeley këshillon të shkoni në shtrat me diçka më të trashë. Rrobat shumë të holla, thotë ai, na bëjnë më të ndjeshëm ndaj të ftohtit, i cili mund të na zgjojë në mes të natës, ndaj është më mirë të flemë me pizhame të ngrohta.
Ndiqni “Rregullin e 10 Sekondave”
Sapo të bjerë alarmi, duhet të ngriheni, të vishni diçka të trashë dhe të dilni nga dhoma e gjumit brenda 10 sekondave. “Gjëja më e keqe që mund të bëni kur zgjoheni me të ftohtë është thjesht të shtriheni në shtrat dhe të përqendroheni në atë se sa të ftohtë keni dhe sa do të dëshironit të qëndroni në shtrat”, thotë ai.
Vendoseni ngrohjen që të ndizet më herët
Nëse e keni të vështirë të ngriheni nga shtrati herët në mëngjes, ndoshta duhet t’i vendosni radiatorët që të ndizen në mëngjes përpara se të bie alarmi.