‘Thikat e mia’ fiton ‘Këngën Magjike’/ Alban Ramosaj, nuk i fsheh emocionet në skenë… dhe një mesazh prekës për të ëmën  

Këngëtari kosovar Alban Ramosaj, ka mundur që të triumfojë në spektaklin “Kënga Magjike” në “Tv Klan” me baladën e tij “Thikat e mia”. Ai u shpall fituesi i edicionit të 22-të të festivalit të drejtuar dhe ideuar nga moderatori dhe këngëtari Ardit Gjebrea.

Këngëtari u shfaq i përlotur pasi u shpall fitues, ndërsa u shpreh se nuk mund ta besonte që ky moment ishte bërë tanimë realitet.

Alban Ramosaj fiton Kënga Magjike! - Tv Klan

“O mam e fitova… faleminderit të gjithëve! E kam mendua këtë moment dhe nuk po më besohet akoma, nuk kam fjalë. Faleminderit nga shpirti, nga zemra, më rikujtuat arsyen përse bëj këtë që bëj. Ju falënderoj nga shpirti edhe njëherë. Ndihem më i vlerësuar se kurrë, jam pa fjalë.

Unë tani nuk e di çfarë po them, do çohem nesër do them çfarë thashë, mund të kisha thënë diçka tjetër…Dua të falënderoj bashkëpunëtorët, Fifi, Bruno, Flori, çunat të gjithë… të gjithëve që më votuan, por dikë dua të falënderoj më shumë, është ajo që e thashë pak më herët: Mam ku je, kjo është për ty! Është për gjithçka ke bërë për mua, faleminderit”,- tha ai.

Ndihem më i vlerësuar se kurrë, jam pa fjalë…”/ Alban Ramosaj fiton Kënga  Magjike me “Thikat e mia” - Gazeta Shqiptare Online

Ndërsa çmimi “Best New Artist”, këtë vit shkoi për grupin “Urban Band”. Çmimi “Best International Artist”, e mori artistja nga Gjeorgjia, Nutsa.

Sistemi i votimit në “Kënga Magjike” ishte i ndarë në tre pjesë. Artistët votuan për njëri-tjetrin, po ashtu edhe publiku votoi për të preferuarin e tij dhe vota e jurisë e përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

Alban Ramosaj triumfon ne Kenga Magjike 2021. Fiton kupen me kengen "Thikat  e mia" - Kryefjala

Alban Ramosja fiton në "Kënga Magjike 2021" - Alsat

Fitova festivalin Ba'. Alban Ramosaj fiton Këngën Magjike - Showbiz

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *