Biznesmeni i hidrokarbureve Ndue Pjetrushi (Noshi), makina e të cilit është djegur gjatë mbrëmjes së sotme, ka folur për mediat dhe tha se ka dëgjuar një shpërthim të mbytur dhe më pas ka parë makinën e parkuar jashtë oborrit të banesës në flakë.
56-vjeçari thotë se nuk ka konflikte, teksa ia la në dorë shtetit zbardhjen e ngjarjes.
“Rreth orës 4 pa 10 diçka e tillë isha në gjumë, kur kam dëgjuar një shpërthim të mbytur. Kam dalë në ballkon e kam parë makinën duke e djegur. Në moment kam lajmëruar policinë. Erdhi policia dhe zjarrfikësja dhe bën procedurat e veta.
Nuk kam asnjë konflikt me askënd, të gjithë që më njohin e dinë që nuk jam i problemeve. Unë merre me biznes në fushën e hidrokarbureve. Shteti bën punën e vet. Mund të jetë dhe zjarrvënie e qëllimshme, mund të ketë marrë dhe vetë. Atë mund ta nxjerrë vetëm hetimi.
Kamerat nuk kanë punuar, DVR ka pas probleme dhe e kam çuar për ta riparuar”, tha biznesmeni.
Emri/ Zjarrvënie e qëllimshme? Digjet makina e biznesmenit në Lezhë