Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm, fotoalbumin e vizitës së djeshme në Vlorë.
Kreu i qeverisë u shpreh se, në Vlorën e Rilindur, po marrin jetë të tjera projekte të mëdha me rëndësi kombëtare e ku po rritet hap pas hapi industria e turizmit, vlera e pronës së çdo familjeje, mundësia për t’u përfshirë në sipërmarrje, hapësira e jetës komunitare”.
Gjatë vizitës në Vlorë, kryeministri Rama zhvilloi një bashkëbisedim me turoperatorët turistikë në Vlorë.
Rama u shpreh se, “tur-operatorët janë motor i rëndësishëm i zhvillimit turistik dhe ekonomisë rajonale”.
Më tej Rama mori pjesë në aktivitetin e prezantimit të investimeve publike të kryera në bashkinë Vlorë.
Më tej Rama inspektoi punimet në tunelin e Llogorasë, ku falë edhe formacionit të favorshëm gjeologjik puna ka ecur pa asnjë ndërprerje, me 4 kilometra e 650 metra të hapura deri tani, e ku me këtë ritëm pozitiv investimi pritet të mbarojë shumë para afatit, duke nisur nga bashkimi i dy skajeve hyrëse në fund të muajit shkurt.
“Kjo vepër madhore, që kompleton gjerdanin infrastrukturor të gjithë pjesës së jugut, shkurton kohën dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit”, theksoi Rama.