Pas një mbrëmje të mbushur plot me emocione, garë dhe “drama”, nga episodi i radhës i “Dancing with the Stars Albania” u eleminua sportisja Deborah Keçi. Në fakt, dy çiftet e mbetur në fund, pas pikëve të jurisë dhe publikut, ishin Julka & Silvester dhe Deborah & Niko, ndërsa juria vendosi për largimin e këtyre të fundit.
Ndërkohë vlejnë për t’u përmendur disa momente nga spektakli si: Elhaida Dani që theu rekordin e pikëve, duke u vlerësuar maksimalisht nga juria. Po ashtu kërcimi kontemporan i Megi Pojanit, hapi “fals” i Ardit Çunit dhe “drama” e Sara Hoxhës me jurinë.
Po ashtu pati edhe një surprizë, teksa mbrëmja nisi me një kërcim nga moderatorët e “Top Arena” dhe u pasua nga një kërcim i Edi Manushit, i cili u vlerësua (me shaka) me katër pikë nga juria.
Bazuar te pikët e jurisë, çiftet më të votuar ishin:
1. Elhaida & Ledian (40 pikë)
2. Isli & Ledia (37 pikë)
3. Megi & Jurgen (36 pikë)
4. Arbër & Erisa (35 pikë)
5. Ardit & Jora (34 pikë)