Emri/ I shpallur në kërkim për trafik të qenieve njerëzore, ekstradohet nga Republika Domenikane shqiptari

I arrestuar në Republikën Domenikane, shqiptari Sajmir Hysenbelliu do të ekstradohet drejt vendit tonë.

Sipas mediave vendase, Hysenbelliu i shpallur në kërkim nga Shqipëria për trafik të qenieve njerëzore është arrestuar në Republikën Domenikane dhe është ekstraduar drejt vendit tonë.

“Dega e Ekzekutivit nxori sot dekretet 682-22, 683-22 dhe 684-22, përmes të cilave urdhëroi ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Dawin Brito, alias Darwin Brito ose Brito Darwin dhe Johnny Israel Ramos Castillo, Domenikanë; dhe shtetasit shqiptar Sajmir Hysenbelliu, në Republikën e Shqipërisë , për vepra të ndryshme penale”.

Hysenbelliu ishte në kërkim pas goditjes së një grupi trafikantësh që dërgonin njerëz ilegalisht kundrejt përfitimeve drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Anglisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *