Habit Mimoza Kusari: Marrëveshja për targat, çështje orësh

Çështja e targave është në fokusin e diplomacisë amerikano-evropiane. Një udhëtim në Bruskel dy ditë më parë i Besnik Bislimit, kryenegociator i Kosovës, duket të ketë “shtruar” shtratin drejt një rrugëdalje nga ngërçi i targave. Mëgjithatë, sipas kryeministrit Albin Kurti, i cituar nga REL, negociatat për targat po vazhdojnë.

Ndërsa Mimoza Kusari, shefe e Grupit Parlamentar të LV-së, ishte edhe më e qartë. Sipas saj, zgjidhja për targat është “çështje orësh”.

“Sa i përket marrëveshjes për targat unë jam e informuar që janë duke e marrë shumë seriozisht, dhe që ka pasur shkëmbime mes Besnik Bislimit, si kryenegociator me ndërmjetësit të BE-së në raport me hapat e radhës. Po besoj që është çështje orësh ndoshta të mos them ditësh, se kanë mbetur pak ditë që do të dilet me një zgjidhjeje për të cilën do të ketë ose besojmë që do të ruhet edhe stbailiteti, por natyrisht edhe ligjshmëria.”- ka thënë Kusari.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *