Aktori i njohur zbuloi para kamerave sëmundjen e rrezikshme

Chris Hemsworth ka filmuar një serial të ri televiziv, “Limitless”, në të cilin ai eksploron metodat e zgjatjes së jetës dhe vonimit të plakjes së qelizave. Megjithatë, ai nuk mund ta kishte menduar se çfarë do të zbulonin mjekët në shfaqje për të kur mësoi se mbart dy gjene që rrisin rrezikun e Alzheimerit.

Hemsworth, foli me disa mjekë dhe u krye një analize të detajuar ADN-je. Plani ishte që t’i tregonte të gjitha rezultatet para kamerave, në mënyrë që ai të mos dinte paraprakisht se çfarë do të dëgjonte, por mjeku u step kur pa kombinimin e rrezikshëm të gjeneve.

Ai i tha produksionit se: “Unë nuk do t’ia them këtë para kamerave”. Aktori theksoi se: “Më morën gjak dhe mostrat e tjera. Plani ishte që të më tregonin para kamerave se çfarë gjetën. Doktori Peter Attia thirri producentin dhe i tha: ‘Nuk dua t’ia tregoj këtë në kamera’.

Duhet të flasim me kamera të fikura dhe më pas të vendosim nëse duam që rezultatet të jenë në episod. U trondita kur më thirri”, u shpreh aktori.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *