Sali Berisha shkon tek Panairi i Librit/ E rrethojnë nga të gjitha anët për foto, ndalon dhe kontrollon stendën e bashkëshortes

Kryedemokrati Sali Berisha ka shkuar paraditen e sotme tek Pallati i Kongreseve, ku ka shkuar për të marrë pjesë në Panairin e Librit. Me të hyrë në sallë, Berisha është rrethuar me të rinj që kanë kërkuar të shkrepin ndonjë foto me të, ndërsa nuk kanë munguar simbolet me dy gishta.

Teksa qarkullonte në sallë, Berisha ka ndaluar edhe në stedën që shet librin e bashkëshortes së Liri Berisha; Nënë Tereza në jetën time. Ndërkohë që pasi mbaroi turin e tij, Berisha doli jashtë për mediat dhe bëri me dije edhe detaje lidhur me librat që kishte blerë. Po ashtu, nuk harroi që të denonconte kryeministrin Edi Rama se taksonte shumë për librat duke i kujtuar dhe eksperiencën e tij me botimin “Kurban”.

“Jam për të dënuar përpjekjen e Edi Ramës, këtij armiku të libri dhe kulturës. Të këtij antishqiptari që futi buldozierë tek Teatri Kombëtar dhe që mbuloi objektet e pasurisë natyrore. Jam për denoncuar qëndrimin anti-libër. Libri taksohet më shumë se kudo në Europë. Këtu kur flasim për librin nuk rrimë dot pa parashtruar njeriun që për veten e vetë pretendoi se me një libër ndërtoi sarajet e Surrelit. Duhet të garantojmë autorët se një politikë tjetër, krejtësisht e përmbysur nga kjo do të instalohet. Biblotekat do të njohin mbështetje të fuqishme për t’u blerë dhe për t’u pasuruar. Nuk do ketë taksë edhe për shtypshkronjën dhe shtëpinë botuese. Kolonat e mendimit shqiptar do të jenë kolonat e biblotekave në mbarë Shqipërinë. Gëzohen që panairin e shoh plot me fëmijë. Uroj që t’u bëhet pasion se në tërë jetën do e kenë një mik librin. Bleva disa libra, se pati mjaft që donin të dhuronin. Kam blerë një botim të plotë të Anton Patër Harapit. Libra të shkrimtarit tim të dashur, Marquez. Kam blerë dhe libra për nipin tim. Mora një libër të shoqes time Ana Cohen, është mjeke dhe shkrimatare nga Vlora por që rri në Nju York, është avokate e vërtetë e shqiptarëve. Mora librin për ta lexuar se çfarë ka,”-tha Berisha.

Gjatë komenteve për mediat, numri një i PD komentoi edhe lidhur me protestën e opozitës që do të mbahet më 6 dhjetor.

“Është qëndrim që synon ti thotë BE se krahas narkoshtetit të Edi Ramës, krahas regjimit të monizmit. është një popull i tërë opozitar që do të mbushë sheshet nga e gjithë Shqipëria. Ora e protestës do përcaktohet,”-shtoi ai.

Viti 2022 shënon edicionin e 25-të të Panairit të Librit, ku për një periudhë pesë ditore, shtëpitë botuese ekspozojnë në stendat e tyre tituj autorësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë për lexuesit shqiptarë. Panairi i Librit, një traditë prej më shumë se dy dekadash në Tiranë, i ka hapur dyert nga data 16 nëntor deri në 20 nëntor në Pallatin e Kongreseve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *