Norma të larta interesi dhe para ruse, Kosova fiton arbitrazhin me Iute Credit/ Pse autoritetet tona heshtin ndaj skandaleve të mikrokredive?

Një ndër bankat kredidhënëse më problematike në vendin tonë është “Iute Credit”. Rastet e denoncimit të qytetarëve ne vendin tonë për norma të larta interesi apo për mashtrime nga kjo bankë, janë të shumta.

“Iute Credit” është një institucion kredidhënës që gjendet në disa shtete të Ballkanit. Kjo bankë ka funksionuar në Kosovë, për disa vite me radhë. Në dhjetor të vitit 2019 qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Bankën e Kosovës, vendos që t’i revokojë Iute Credit licencën, për shkak të normave shumë të larta të interesit, por edhe dyshimet që pas këtij institucioni kredidhenës, qëndronin paratë ruse. Ishte Banka Qendrore e Kosovës që mori vendimin që t’ua marr licencën që e kishin për të operuar në shtetin më të ri të Ballkanit, pas hetimeve disa mujore për të dokumentuar shkeljet e shumta që kryente Iute Credit në dëm të shtetasve kosovarë.

U përzu nga Kosova se pastronte paratë e shërbimeve sekrete ruse/ ‘IuteCredit’ vijon e pa shqetësuar në Shqipëri, me gjithë ankesat nga klientët

Askohe, mbylljen e Iute Credit e kërkuar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë, për shkak të dyshimit për pastrim parash që kanë ardhur nga Estonia dhe Rusia.
Iute Credit, në fillim të vitit 2020 e hodhi këtë vendim të Bankes Qendrore të Kosovës në arbitrazh.

Por Kosova e fitoi rastin kundër kompanisë financiare “IuteCredit” në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbritazhit. Lajmin e ka konfirmuar të premten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe ish-zëvendësguvernatori, Sokol Havolli.

Sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore të Kosovës, ky vendim i kurseu qytetarëve kosovarë rreth 30 milionë euro.

Pse nuk mbyllet Iute Credit në Shqipëri?

Edhe pse qytetarët e Kosovës shpëtuan nga Iute Credit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në vendin tonë. Iute Credit është akoma në tregun bankar shqiptar, ku normat e interesit janë më të larta.

Paratë e agjencive ruse kanë ‘rrëshqitur’ nga Kosova drejt Shqipërisë/ A është e përfshirë edhe ‘Iute Credeit’ në këtë operacion?

Priza.al ka denoncuar më parë për abuzimet e shumta që Iute Kredit ka bërë në vendin tonë, duke filluar me normat e lartat të interesit, shkeljen e të drejtave personale të klientëve të saj, apo dyshimet se pas saj qëndrojnë biznemenë rusë me shumë ndikim.

Para Ruse në Shqipëri? Nga Fondi Besa, Iutecredit te One, ja si qarkullojnë miliarda në Shqipëri

Sekserët e mikrofinancave ‘godasin’ sërish/ U vjedhin të dhënat qytetarëve me telefonata anonime dhe tërheqin kredi konsumatore brenda një ore  

 

Mori 10 milionë kredi, por po shlyen 27 dhe i kanë sekuestruar autobusin. Ja si ‘NOA’ zhvat klientët

Pra Iute Credit funksionon në të njëjtën formë ne vendin tonë, ashtu si operonte në Kosovë para se të hiqeshe nga tregu kosovar.

Por nëse Iute Credit iu revokua licenca dhe humbi arbitrazhin përballë Kosovës, për shkak të normave të larta të interesit, dhe dyshimeve që pas kësaj kompanisë financiare qëndronin rusët, pse diçka të tillë nuk e bën edhe Shqipëria?
Çfarë i pengon institucionet shqiptare që të mbyllin një ndër kompanitë financiare, që për vite të tëra ka vjedhur hapur qytetarët?

Cila është arsyeja që qeveria bashkë me Bankën e Shqipërisë nuk kanë marrë asnjë hap, duke parë precedentin e Kosovës ndaj një kompanie që ngjason me firmat piramidale të vitit 1997?

Institucionet mikrofinanciare si ‘Fondi Besa’ favorizohen nga Banka e Shqipërisë. Norma tavan e interesit, në fuqi vitin që vjen  

Teksa kohët e fundit kemi parë fjalimet e shumta kur, kryeministri Edi Rama sulmon opozitën për financim me 500 mijë euro nga Rusia, a është në dijeni ai që një bankë kredidhënëse me pronarë rusë, iu ka marrë shqiptarëve qindra miliona euro? A është në dijeni që një bankë ruse në vendin tonë po vjedh hapur qytetarët?

‘Fondi Besa’, ‘IuteCredit’ dhe “NOA’, tre kompani të reja piramidale që po u zhvatin me dhunë paratë dhe pronat shqiptarëve    

Kosova edhe pse ka vetëm 14 vite si shtet, tregoi se i mbrojti qytetarët e saj nga një bankë, e cila paratë që merr padrejtësisht paratë me norma shumë të larta interesi, por duket se e njëjta gjë nuk ndodh me Shqipërinë. Iute Credit vijon të jetë prezente në tregun shqiptarë, duke shtuar fitimet e saj në dëm të qytetarëve.

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *