Emrat/ Të shpallur në kërkim për kultivim hashashi, arrestohen dy vëllezërit në Krujë

Policia e Krujës ka vënë në pranga ditën e sotme dy vëllezër të cilët ishin shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike në kuadër të operacionit të zhvilluar më herët “Malësia e Kruëjs” ku u arrestuan 17 bashkëpunëtorë të tyre.

Bëhet fjalë për Lulzim Sharra, 37 vjeç dhe Kastriot Sharra, 35 vjeç raportohet se kishin kultivuar sasi të konsiderueshme të bimëve narkotike në vitin 2019, kur u zhvilluar dhe operacioni që shkatërroi veprimtarinë e tyre.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

2 vëllezërit, bashkëpunëtorë me 17 shtetas të arrestuar dhe 7 të tjerë të shpallur në kërkim gjatë operacionit policor “Malësia e Krujës”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Krujë kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit në kërkim:

L. Sh., 37 vjeç dhe K. Sh., 35 vjeç, banues në Shkretë, Krujë.

Gjykata e Lartë e Kolegjit Penal, Tiranë, ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila u kishte caktuar këtyre shtetasve, masën “Detyrim paraqitjeje”, dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila u kishte caktuar atyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Dy vëllezërit, në bashkëpunim me 17 shtetas të arrestuar dhe 7 të tjerë të shpallur në kërkim, gjatë megaoperacionit policor të koduar “Malësia e Krujës”, të zhvilluar në vitin 2019, kanë kultivuar bimë narkotike, në zonat e pyllëzuara të disa fshatrave të bashkisë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *