Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi kanë ushtruar dhunë në familje.
Uniformat blu raportojnë se një 56-vjeçar me inicialet A. Th., 56 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës dhe kunatës së tij, ndërsa A. Xh., 44 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. Th., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës dhe kunatës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin:
– A. Xh., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.